Ky është tropojani Rifat Madani i arrestuar nga policia, dyshohet për 17 vjedhje të rënda

17 korrik 2025 | 14:28

Dje është raportuar për një person nga Shqipëria që ka përfunduar në prangat e Policisë së Kosovës, nën dyshimet se është përfshirë në një seri vjedhjesh të rënda në Gjakovë dhe rrethinë. Siç njoftoi Policia, shtetasi shqiptar me inicialet R.M. është arrestuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Planqor të komunës së Gjakovës.

Sinjali mëson se bëhet fjalë për Rifat Madani, 55-vjeçar. Hetimet kanë zbuluar se ai dyshohet për së paku 17 raste të vjedhjeve të rënda të ndodhura në qytetin e Gjakovës dhe disa fshatra përreth. Gjatë kontrollit fizik, Policia i ka gjetur dhe sekuestruar një çantë me mjete të forta që dyshohet se janë përdorur për hapjen e dyerve, dy telefona celularë, një thikë dhe disa sende të tjera që dyshohet se lidhen me veprat penale.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në ndalim për 48 orë, ndërkohë që hetimet për identifikimin e rasteve të tjera të mundshme dhe grumbullimin e provave shtesë janë duke vazhduar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti Donald Trump thotë se Coca-Cola ka rënë dakord të…