Ky është urimi i Limajt për festën e Kurban Bajramit

31 korrik 2020 | 08:27

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, duke uruar besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit, ka kërkuar nga ta t’i shmangin vizitat familjare për shkak të pandemisë Covid-19.

“Uroj që në këtë ditë feste, në familjet tuaja të mbretërojë paqja, mirëqenia e harmonia!
Urime festën e Kurban Bajramit!”, ka shkruar Limaj në llogarinë e vet në ‘Facebook”.

Postimi i plotë i Limajt:

Të gjithë besimtarëve të besimit myslimanë, në emrin tim dhe të Nismës Socialdemokrate ua uroj festën e Kurban Bajramit.

Sikurse Fitër Bajrami edhe Kurban Bajrami po e gjenë vendin tonë dhe botën në përgjithësi duke u përballur me pandeminë COVID-19. Andaj, iu bëj thirrje të gjithë qytetarëve që të shmangin vizitat familjare, dhe këtë̈ festë ta kalojmë konform udhëzimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe të Bashkësisë Islame të Kosovës.

Gjithsesi, uroj që në këtë ditë feste, në familjet tuaja të mbretërojë paqja, mirëqenia e harmonia!
Urime festën e Kurban Bajramit!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me rastin e festës së Kurban Bajramit, kryetari i LDK-së,…