Ky është vendi më ashpër për momentin në luftën kundër Covid-19

04 prill 2020 | 09:27

Afrika e Jugut duket sikur ka ecur më shumë, më shpejt dhe me masa më të ashpra se asnjë vend tjetër në botë, bën të ditur një raportim i BBC.

Edhe pse nën dyshime të vazhdueshme për brutalitet policor, edhe pse të akuzuar gjithnjë për korrupsion dhe shkelje të demokracisë, liderët në Afrikën e Jugut po fitojnë simpati në publik këto ditë, sidomos Presidenti Ramaphosa dhe Ministri i Shëndetësisë, Mkhize.

Kreu i shtetit ka shpallur një karantinë të rreptë, 3 javore, ku janë ndaluar të gjitha daljet e panevojshme

Teksa ka kaluar java e parë, masa të ashpra si burg, apo gjoba të papërballueshme, vendosen për ata që dalin pa arsye. Ndërkohë është ndaluar shitja e alkolit dhe cigares, apo nxjerrja e qenve.

Më shumë se 47 mijë persona janë testuar, dhe 67 njësi lëvizëze testimi janë në veprim. Shumë shpejt, vendi do të jetë në gjendje të testojë 30 mijë persona në ditë, nëse janë prekur ose jo nga koronavirusi.

Deri më sot, vetëm 5 të vdekur janë regjistruar dhe afërsisht 1 mijë e 400 vetë kanë dalë të prekur. Pranohet se ka patur po ashtu gabime, nëpërkëmbje të njerëzve, rrahje dhe përdorim armësh nga policia nëpër rrugët e Johanesburgut.

Po ashtu, janë bërë përpjekje për të vendosur distancimin social në lagje e periferi ku fëmijët luajnë gjithë ditën futboll në rrugë dhe njerëzit i bëjnë vazhdimisht vizita njëri-tjetrit.

Megjithatë, Ministri i Shëndetësisë, që është bërë funksionari më i rëndësishëm I vendit këto ditë, thotë se mund të jenë duke përjetuar qetësinë para furtunës. Ai është shprehur se java që vjen do të jetë prova e vërtetë, pasi ende nuk i kanë të qarta përmasat reale të problemit.

Pranohet nga të gjithë se me një traditë të dobët me standardet dhe të drejtat e njeriut, me korrupsion dhe abuzim me pushtetit, kjo mund të jetë sfida më e madhe që po përball kjo demokracisë e re.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në testimet e dyta të kryera dje nga Instituti Kombëtar…