Ky është vizioni i Abdixhikut për infrastrukturën dhe energjinë e Kosovës

10 dhjetor 2024 | 19:34

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka paraqitur programin e tij për infrastrukturë dhe energji.

Abdixhiku premtoi përfundim të të gjitha magjistraleve kryesore, autostradën e Anamoravës, që lidh Prishtinën me Gjilanin dhe Dheun e Bardhë, autostradën “Ibrahim Rugova”, si dhe ndërtimin e unazës së jashtme të kryeqytetit.

“Me mua kryeministër, në infrastrukturë do të keni: përfundimin e të gjitha magjistraleve kryesore, duke përfshirë Prishtinë-Podujevë  me investim 50 milionë euro dhe Prishtinë-Mitrovicë me investim 30 milionë euro; përfundimin e Autostradës së Anamoravës, që lidh Prishtinën me Gjilanin dhe Dheun e Bardhë, me një investim prej 170 milionë eurosh; ndërtimin e Unazës së Jashtme të Kryeqytetit, një projekt me vlerë totale prej 350 milionë eurosh, për ta lehtësuar trafikun dhe rritur efikasitetin në kryeqytet; vazhdimin e Autostradës “Ibrahim Rugova” deri në Merdarë, me kosto prej 150 milionë eurosh si pjesë e investimeve rajonale të BE-së’’ ka thënë ai.

Përderisa në fushën e energjisë Abdixhiku u zotua për ndërtimin e një Centrali me Gaz në vlerë prej 500 milionë euro.

Ai tutje shtoi se me të kryeministër, me ekipin e tij të dëshmuar dhe me programin ‘Rruga e Re’, Kosova do ta ketë një infrastrukturë rrugore moderne dhe një sistem energjetik stabil për një ardhme të qëndrueshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një nxënëse është therur me thikë në shkollën “8 Marsi”…