Ky është vlerësimi i Gani Dreshajt për Veselin, Osmanin, Kurtin e Ramushin

24 shtator 2019 | 19:53

Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Gani Dreshaj po e konsideron si fatmirësi që në këto zgjedhje ka kundërshtarë të fortë, shkruan GazetaBlic.

Sipas tij, secili prej kandidatëve për kryeministër meriton të jetë në këtë post, por shton se bindja e tij e thellë është që Haradinaj do ta gëzojë përsëri këtë post.

Dreshaj në emisionin “BlicZgjedhor” ka treguar mendimin e tij për kandidaten e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani, atë të PDK-së, Kadri Veseli sidhe atë të VV-së, Albin Kurti.

“Fatmirësisht në këto zgjedhje kundërshtarët i kemi të fortë, edhe kandidatët për kryeministër secili e meriton me kon kryeministër, po foli shumë lirshëm sepse e di që ka me qenë Ramushi kryeministër, por edhe zonja Osmani është një grua zonjë.

Zotëri Veselin e kam mik personal, na kemi pasur gara e shtymje politike me bërryla sepse gjithmonë nuk mundet me na shërbyer një aleancë.

Edhe kandidati i Vetëvendosjes, z. Kurti është djalë i mirë, i përgatitur por e kemi të pa provuar. Pra, mendoj që ia vlen populli me dal në zgjedhje, po foli sepse jam i sigurt që ekipa jonë Shpendi, Dardani, Ramushi e plot e plotë Shpenda, Dardana e Ramusha në listën tonë janë që dinë dhe ia vlen të udhëheqin me vendin.” – ka thënë ai.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…