Ky është zyrtari komunal që merrte pagë pa shkuar fare në punë

30 maj 2026 | 11:45

Një zyrtar komunal në Komunën e Kllokotit ka përfunduar nën hetim për korrupsion, nën dyshimet se për vite me radhë ka përfituar pagë nga buxheti i shtetit pa u paraqitur fare në vendin e punës.

Burime të besueshme nga strukturat e afërta me hetimin bëjnë të ditur se bëhet fjalë për Strahinja Spasic, i cili ishte i sistemuar si zyrtar në Bibliotekën Komunale të Kllokotit.

Sipas hetimeve të zhvilluara nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), në koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjilan, janë siguruar prova dhe dokumente zyrtare që dyshohet se dëshmojnë se Spasic nuk është paraqitur fare në vendin e tij të punës, ndërsa ka vazhduar të përfitojë pagën mujore nga buxheti i Republikës së Kosovës.

Hetimet kanë nxjerrë dyshime se gjatë periudhës 2019–2026, ai ka përfituar kundërligjshëm gjithsej 39 mijë e 232 euro e 21 cent, duke dëmtuar buxhetin e Komunës së Kllokotit.

Për këto veprime, Spasic dyshohet për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Janë dëmtuar shkronjat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Çyçavicë.…