Ky është zyrtari policor i arrestuar dhe suspenduar për rrëmbimin në Veternik

20 tetor 2025 | 22:16

Një zyrtar policor dyshohet të jetë përfshirë në një rast rrëmbimi që kishte ndodhur më 19 shtator 2025 në lagjen Veternik të Prishtinës.
Lidhur me këtë rast, Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) dhe Policia e Kosovës kanë ndaluar katër persona të dyshuar, përfshirë edhe zyrtarin policor.

Sipas Gazetës Sinjali zyrtari policor i arrestuar dhe suspenduar është Afrim Foniqi.

Për arrestimin e tij ka njoftuar Inspektorati Policor i Kosovës, e cila pas veprimeve intensive hetimore nga hetuesit policorë është arritur të sigurohet prezenca e të dyshuarve. Gjatë operacionit hetimor janë sekuestruar një armë zjarri dhe një lodër që imiton armën automatike AK-47.

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka caktuar masën e ndalimit prej 48 orësh për katër personat e ndaluar, ndërsa IPK ka rekomanduar edhe suspendimin e zyrtarit policor si pjesë e procedurave administrative.

Hetimet po vazhdojnë në bashkëpunim të ngushtë ndërmjet Policisë së Kosovës, IPK-së dhe Prokurorisë, me qëllim të ndriçimit të plotë të rastit.

Më 19 shtator një i ri kishte njoftuar se ishte rrëmbyer nga persona të panjohur dhe ishte mbajtur për disa orë në një shtëpi të pabanuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ismet Sylejmani, Realizimi i Platformës historike shqiptare, nga Kryeheroi shqiptar…