Ky gjyqtar drejton ndeshjen finale në Ligën e Kampionëve

12 maj 2025 | 16:06

UEFA ka zyrtarizuar gjyqtarëve për finalen e madhe të Ligës së Kampionëve, që do të luhet më 31 maj mes Paris Saint-Germain dhe Interit.

Nëpërmjet një njoftimi zyrtar, institucioni më i lartë i futbollit evropian ka bërë të ditur se arbitri rumun Istvan Kovacs do të jetë në qendër të vëmendjes si gjyqtari kryesor i këtij dueli gjigantësh.

Për Kovacs, kjo do të jetë finalja e dytë evropiane radhazi, pas asaj të Evropa Ligës në sezonin e kaluar, ku ai gjykoi përballjen mes Atalantës dhe Bayer Leverkusen.

Së bashku me Kovacs, UEFA ka publikuar edhe emrat e asistentëve, gjyqtarit të katërt si dhe sistemit të VAR/AVAR, që do të asistojnë gjatë finales në Mynih.

Ky është një tjetër konfirmim i nivelit të lartë të performancës së Kovacs në arenën ndërkombëtare, teksa i besohet një nga ndeshjet më prestigjioze të sezonit evropian.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prishtina humbi 2:1 ndeshjen ndaj Gjilanit të dielën në stadiumin…