
Ky ishte reagimi i Grenellit kur Vuçiqi kërkoi të hiqet në dokumente fjala Republika e Kosovës
04 shtator 2020
| 19:30
Amerikanët kanë deklaruar se nëse hiqet “Republika e Kosovës” do të hiqet termi edhe “Republika e Serbisë”, pas kësaj dy palët si ajo kosovare sikurse ajo serbe kanë pranuar që në marrëveshje të jenë vetëm emrat e shteteve.
Kosova dhe Serbia do jenë emrat në marrëveshjen e sotme mes dy vendeve si dhe emrat e kryeqyteteve, Prishtina dhe Beogradi.
Kjo është bërë nga amerikanët për shkak të ikjes së ankesave nga serbët dhe shkuarjes drejt njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Serbia.
Një gjë e tillë është bërë e ditur edhe nga gazetari i Klan Kosovës, Adriatik Kelmendi i cili ka marrë vesh nga delegacioni kosovar ku po qëndron në Uashington. Kelmendi ka thënë se Kosova dhe Serbia janë gati për nënshkrimin e marrëveshjes ekonomike mes dy vendeve.