Ky subjekt politik serb paralajmëron trazira nëse zgjedhjet në komunat veriore mbahen me prani policore

25 mars 2023 | 23:21

Aleksandar Arsenijeviq, kryetar i Iniciativës Qytetare “Mbijetesa serbe” në pjesën veriore të Mitrovicës, ka paralajmëruar se nuk mund të ketë kuti të mjaftueshme votimi për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në veri dhe se as serbët atje nuk do të pranojnë të votojnë me forcë policore.

Arsenijeviq, në një intervistë për Danasin serb, ka thënë se shkollat atje ku pritet të vendosen kutijat e votimeve “nuk janë institucione paralele” dhe se ato sipas planit të Ahtisaar-it janë të ligjshme, përcjell Demokracia.com.

 “Publiku shqiptar i quan institucione paralele, por dua të përmend se ato shkolla sipas planit të Ahtisaarit, të cilin e ka pranuar Kosova dhe e ka përfshirë në ligje dhe Kushtetutë, janë të ligjshme sipas ligjeve të Kosovës”, deklaroi ai.

“Kryetari i këtij subjekti politik ka thënë se pas bisedave që ka pasur me serbët në veri, ka kuptuar se “nëse dikush mendon të hyjë në shkolla për të mbajtur zgjedhje, do të jetë momenti më i rrezikshëm”.

“Mundësia e krizës në veri të Kosovës është gjithmonë e sigurt. Nuk mendoj se do të ketë turbulenca të mëdha, por nëse dikush mendon të hyjë në shkolla për të mbajtur zgjedhje, mendoj se do të jetë një moment kritik, sepse njerëzit, më thonë në biseda, do ta marrin personalisht.

Fëmijët tanë ndjekin mësimet atje. Është momenti më i rrezikshëm që mund të ndodhë dhe më pas asnjë nga qytetarët nuk do t’i shmanget veprimeve të rrezikshme”, deklaroi më tej ai.

“Qytetarët tanë e kanë të pamundur të pranojnë që të drejtën e votës ta ushtrojnë përmes policisë”, vijoi Arsenijeviq. 

Lajme të sponsorizuara

16 shtator16:32

Pse Demaçi kundër e Thaçi ‘pro’ Rambujesë?, Rubin: Vetëm Thaçi e kishte premtimin e ShBA-së për bombardim Në një kros-ekzaminim të James Rubin nga gjyqtarët e Gjykatës Speciale se ku qëndronte statusi hierarkik i Adem Demaçit si përfaqësues politik i UÇK-së dhe a ishte mbi ose nën Hashim Thaçin, dhe pse fjala e këtij të fundit mbizotëroi e jo e atij të parit, ka thënë se Thaçi kishte diçka që s’kishte askush tjetër në dorë: “Fjalën dhe premtimin amerikan, të ushtrisë amerikane, të NATO-s e të botës se do të kishte ndërhyrje ushtarake nëse Serbia nuk nënshkruan”. Gjyqtari: Kundërshtia e Demaçit ndaj marrëveshjes së Rambujesë njihej? Rubin: Dihej kur Albright foli me të, për mua dhe të tjerët. Gjyqtari: A jeni në dijeni që Demaçi kundërshtonte Rambujenë? Rubin: Po e kisha këtë përshtypje. Gjyqtari: Thaçi shkoi në Slloveni për ta bindur për ta ndërruar mendjen? Rubin: Po. Gjyqtari: Dhe Thaçi dështoi ti’a ndërrojë mendjen? Rubin: Po. Gjyqtari: Pavarësisht kësaj zoti Thaçi e nënshkroi në emër të UÇK-së. Pra a pajtoheni se sa për UÇK-në që pikëpamjet e Thaçit mbizotëruan ndaj Demaçit? Rubin: Përveç që po, duhet shtuar diçka, Thaçi kishte diçka që Demaçi nuk e kishte, e kishte premtimin e ShBA-së dhe ushtrisë dhe NATO-s dhe perëndimit e botës, në duart e tij, që une nënshkruaj dhe Serbia jo atëherë ShBA do të nis kampanjë ajrore. Askush nuk e kishte këtë premtim në dorë të tij. Por atij ia bëmë këtë premtim atij personalisht Thaçit. E ta kishte atë premtim në atë situatë amorfe, e bëri Thaçin pikëpamjen e tij shumë të fuqishme, pavarësisht statusit të tij në hierarki. Askush se kishte atë fuqi.

Të fundit
Vëllai i Madh ka futur një Zarf të Kuq brenda…