Ky vend bën histori, asnjë vdekje në rrugë për një vit të tërë!

31 korrik 2025 | 14:56

Krahas kësaj, rrugët janë dizajnuar në mënyrë që t’u japin përparësi këmbësorëve dhe çiklistëve…

Kryeqyteti i Finlandës, Helsinki ka hyrë në histori si një nga qytetet më të sigurta në Evropë, duke përfunduar për herë të parë që nga viti 1960 një vit të tërë pa asnjë viktimë nga aksidentet rrugore. Autoritetet lokale kanë vlerësuar këtë sukses si rezultat i drejtpërdrejtë i masave të rrepta për uljen e shpejtësisë, ndërtimit të infrastrukturës së sigurt për këmbësorët dhe çiklistet, si dhe politikave të qëndrueshme për reduktimin e trafikut në zonat urbane. Në Helsinki, kufiri i shpejtësisë është reduktuar në 30 km/h në shumicën e rrugëve ku banojnë njerëzit dhe në qendër të qytetit, ndërsa janë vendosur edhe pengesa fizike për ngadalësimin e makinave.

Krahas kësaj, rrugët janë dizajnuar në mënyrë që t’u japin përparësi këmbësorëve dhe çiklistëve. E njëjta prirje pozitive është vërejtur edhe në Oslo, Norvegji, ku gjithashtu nuk u regjistrua asnjë viktimë gjatë vitit të kaluar. Të dy qytetet ndjekin filozofinë “Vision Zero”, një strategji ndërkombëtare për eliminimin e vdekjeve dhe lëndimeve serioze në trafik. Ekspertët thonë se ky sukses është dëshmi se trafiku urban mund të bëhet më i sigurt për të gjithë, kur politika, urbanizmi dhe përgjegjësia qytetare ndërthuren me vizion të qartë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, ka njoftuar se të…