“Kylian Mbappe do t’i bashkohet Realit 100 për qind”

03 maj 2022 | 13:57

Kylian Mbappe do të transferohet sigurt në Real Madrid gjatë verës që vjen.

Për këtë është i bindur tabloidi gjerman “Bild”.

Sipas këtij mediumi, “sulmuesi francez do t’i bashkohet 100 për qind Realit si lojtar i lirë gjatë verës.

Të vetmen pikëpyetje që e ka mediumi gjerman është koha kur do të bëhet zyrtar ky transferim.

Mbappe është duke i kaluar muajt e fundit të kontratës me Paris Saint-Germainin.

Ish-futbollisti i Monacos nuk ka pranuar ta vazhdojë kontratën përkundër insistimit dhe joshjes me rrogë marramendëse nga ana e parisienëve.

Mbappe e ka ëndërr fëmijërore transferimin në “Santiago Bernabeu” dhe duket se ajo do t’i realizohet pas pak muajsh.

Madrilenët janë treguar të rezervuar sa i përket objektivit të tyre, por tashmë dihet botërisht se ata e duan kampionin e botës me Francën.

Mbappe pritet ta përbëjë një dyshe të frikshme të sulmit të madrilenëve me bashkëkombësin e tij, favoritin për Top të Artë, Karim Benzema.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka folur për mediat pas…