
Kylian Mbappe i ka vendosur vetes dy objektiva te Real Madridi
Kylian Mbappe ka dy objektiva kryesorë kur të arrijë te Real Madridi në verë: fitimin e Ligës së Kampionëve dhe “Topin e Artë”, ka shkruar “AS”.
Sulmuesi francez është thënë se është duke ëndërruar për lëvizjen e tij të madhe dhe e parashikon se një pjesë interesante të karrierës së tij që do të fillojë në Spanjë.
Kylian ka marrë pjesë në zbulimin e figurës së tij prej dyllit në muzeun e njohur “Madame Tussauds” në Berlin. Ngjashmëria është më se e mahnitshme.
Por origjinali, i vërteti, fillon të përgatitet mendërisht për sfidën e dyfishtë të madhe të karrierës së tij: të fitojë më në fund Ligën e Kampionëve dhe Topin e Artë, e atë ta bëjë me Real Madridin.
Superylli francez do të zyrtarizohet si lojtar i ri i Real Madridit pas “Euro 2024” në Gjermani.
Real Madridi nuk do të paguajë transferimin e Mbappes pasi ai do të jetë lojtar i lirë.
Kylian Mbappé’s wax model might be the best footballer model yet 🪞 pic.twitter.com/TzfsvEgbHs
— B/R Football (@brfootball) May 16, 2024