
Kylie Jenner “pushton” Parisin, shfaqet me veshje të tejdukshme
07 tetor 2025
| 12:32
Kylie Jenner ka tërhequr sërish gjithë vëmendjen e mediave me paraqitjen e saj të fundit gjatë Javës së Modës në Paris. 28-vjeçarja u shfaq me një kombinim tepër të guximshëm e transparent, duke dëshmuar se mbetet një nga ikonat më provokuese të stilit në botën e modës.
Në postimin e saj të fundit në Instagram, Kylie Jenner u shfaq me një bluzë të punuar me dantella dhe një fund transparent, duke pozuar pranë një gardhi dhe biçiklete në një stil artistik e sensual.
Pamjet, të cilat u shpërndanë me shpejtësi në rrjete sociale, nxirrnin në pah linjat e saj trupore.