Kylie Jenner shkëlqen me bikini argjendi në pozat e reja
Kylie Jenner ka marrë vëmendje me disa fotografi të reja ku pozon me bikini argjendi, të cilat i publikoi të hënën në Instagram.
28-vjeçarja shfaqet në super formë, duke treguar rezultatet e stërvitjes së saj intensive, ndërsa pozon si në verandë ashtu edhe në dush.
Detaji që tërhoqi vëmendje ishin unazat me diamante në të dy duart, gjë që ka bërë fansat të mendojnë se Kylie po i dërgon një mesazh Timothee Chalamet, me të cilin nuk është parë prej gjashtë javësh.
Sipas Daily Mail, dyshja është përballur me periudha ndarjeje e ribashkimi dhe mungesa e tyre publike ka shtuar dyshimet.
Herën e fundit ata u panë bashkë ishte më 8 tetor, në një ndeshje Yankees në New York, ku këtë herë u treguan më të rezervuar se zakonisht.
Ndërkohë, Chalamet ka qenë i angazhuar në xhirimet e “Dune: Part Three” në Budapest, ndërsa Kylie po punon në koleksionet e saj të reja.
Burime pranë çiftit thonë se, pavarësisht distancës, Kylie udhëton fshehurazi për ta vizituar aktorin kur i jepet mundësia, duke mbajtur private një romancë që ka nisur që në fillim të vitit 2023.









