
Kylie Jenner zbulon gjoksin në fotot e fundit
Kylie Jenner, 27-vjeçe, ndau në Instagram një seri fotografish joshëse ku shfaqet me një rrobë të zezë sateni, pjesërisht e hapur dhe e lidhur lirshëm në bel.
Nëna e dy fëmijëve po pozonte para pasqyrës, duke treguar stilin dhe bukurinë e saj natyrale, me flokë të gjatë të ndarë në mes dhe grimin delikat që theksonte sytë dhe buzët.
Në postimin e saj për mbi 393 milionë ndjekës, Kylie shkroi: “Po kaloj një ditë vërtet të mirë me flokët”.
Ky postim erdhi pak ditë pas rrëfimit të saj në TikTok, ku zbuloj se i ishte nënshtruar një operacioni për implantet e gjoksit në moshën 19-vjeçare, pak para se të lindte vajzën Stormi.
Në një bisedë me një fans që kërkonte detaje teknike, ajo sqaroi se kishte përdorur implante 445 cc, me profil mesatar, gjysmë nën muskul, të kryera nga kirurgu i njohur Garth Fisher.