La futbollin për muzikën, Osvaldo pranë kthimit në fushën e blertë

29 dhjetor 2019 | 10:18

Boca Juniors është skuadra e tij e fundi në karrierë. Me ekipin argjentinas luajti vetëm 3 ndeshje në vitin 2016, për t’i dhënë fund krejt papritur karrierës futbollistike në moshën 30-vjeçare.

Pablo Daniel Osvaldo, i cili ka luajtur madje 14 ndeshje në Kombëtaren e Italisë, iu përkushtua më pas pasionit të madh, muzikës, por një ofertë e skuadrës argjentinase, Banfield, duket se po i prish mendjen të kthehet në fushën e blertë.

Osvlados i është ofruar një kontratë për 6 muajt e ardhshëm, por mungon ende zyrtarizimi. 33-vjeçari tashmë e ka ofertën, thjesht duhet të vendosë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrëmë rreth orës 19:00 në autostradën Tetovë-Gostivar, ka ndodhur një…