La Liga fillon më 8 qershor

23 maj 2020 | 15:39

Liga elitare e futbollit në Spanjë, La Liga, mund të rifillojë më 8 qershor. Kështu ka thënë kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, të shtunën.

La Liga është ndërprerë në mes të marsit, njëjtë si shumica e ligave sportive nëpër botë, për shkak të paraqitjes së koronavirusit. Autoritet kanë paraparë një plan për kthim gradual të ndeshjeve të futbollit, ndërsa plani ka marrë shtytje të shtunën me njoftimin e kryeministrit.

Në një adresim publik, kryeministri Sanchez ka konfirmuar që shumë aktivitete do të lejohen sërish. Ndër të tjera ka konfirmuar edhe datën për rikthim të kampionatit të futbollit.

“Spanja ka bërë atë që duhet dhe tani horizonte të reja janë hapur për të gjithë”, ka thënë ai. “Është koha për rikthim të shumë aktiviteteve ditore. La Liga do të kthehet prej 8 qershorit”.

Presidenti i La Ligas, Javier Tebas ka përshëndetur menjëherë vendimin e kryeministrit.

“Ne jemi shumë të lumtur me këtë vendim. Është rezultat i punës së madhe të klubeve, lojtarëve, trajnerëve”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është regjistruar edhe një viktimë nga koronavirusi në Maqedoninë e…