La Liga: Pirati Vedat Muriqi ka një plan për ta shpëtuar Mallorcan

11 prill 2022 | 17:55

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, është rikthyer në formë të skuadra e Mallorcas, pasi ishte protagonist në fitoren ndaj Atletico Madridit.

Muriqi shënoi golin e vetëm dhe të fitores, pasi ishte i saktë nga penalltia. Mallorca u kthye te fitorja, pas shtatë humbjeve radhazi.

“Pirati Vedat Muriqi ka një plan për ta shpëtuar Mallorcan”, thuhet në postimin e La Ligas.

Kosovari është transferuar te skuadra e Mallorcas gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa deri më tani ka shënuar tre gola.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by LaLiga (@laliga)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agjencia serbe e Zbulimit - BIA i hodhi poshtë pretendimet…