La pas vete 4 fëmijë, u vra me 4 plumba – detaje nga vrasja në Ferizaj

15 shtator 2025 | 23:46

Një 40-vjeçar është vrarë sonte në fshatin Balaj të Ferizajt.

I dyshuari për rastin tashmë është arrestuar, teksa Policia ka sekuestruar edhe një armë nga i njëjti.

Sipas raportimeve, viktima është qëlluar me katër plumba në stomak.

I vrari ka lënë pas vetës katër fëmijë.

38-vjeçari B.R nuk i mbijetoi plagëve që mori nga katër plumbat në stomak nga i dyshuari B.R, rreth 50-vjeçar që drejt tij kishte gjuajtur rreth pesë herë.

I ndjeri ka lënë prapa katër fëmijë të tij në moshë të vogël dhe gjendja e familjarëve është e rëndë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
"Të gjitha biletat për ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës…