La të miturën shtatzënë, arrestohet gjakovari me të cilin bashkëjetonte

09 mars 2022 | 08:57

Është arrestuar një person pasi kishte bashkëjetuar me viktimën femër nën moshën 16 vjeçe.

Policia ka njoftuar se viktima kishte kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Gjakovës dhe, sipas mjekëve, ajo ishte shtatzënë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte bashkëjetuar me viktimën femër kosovare nën moshën 16 vjeç. Viktima kishte kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Gjakovë dhe sipas mjekëve ajo ishte shtatzënë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet tutje në raport.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në një vit e gjysmë, Donnell Hunter ka humbur ditën…