Labi gërget Xhenetën: A vjen të punosh për mua, të mbash datat e dasmave në mend?

15 shkurt 2026 | 09:30

Labinot Rexha u eliminua të premten nga Big Brother VIP Kosova 4.

Kjo pas një zarfi të zi që erdhi në shtëpinë e famshme, e që më pas vendosi publiku për fatin e tij.

Pas largimit, ai hodhi akuza të shumta ndaj produksionit, duke shprehur pakënaqësi e madje duke thënë se iu bë edhe padrejtësi.

Labi nuk ka qenë i pranishën në “Big Talk” për të sqaruar të gjitha, e për këtë Xheneta Fetahu ia dërgoi një mesazh.

I njëjti nuk ka lënë pa reaguar me një mesazh drejtuar asaj në rrjete sociale.

Më poshtë postimi i plotë:

“Xheneta, si je? A je mirë?

Mos të ka humb dashnia dikund?

Se informacione paske pas boll, e po i ndaje me të gjithë me kode e me nënkuptime

Ndonjëherë më duket që disa gjëra i paske ditur para kohe.

Madje edhe për finalen, sikur e kishe parashikuar herët.

Por hajt se krejt kjo mbetet lojë.

Kam një punë për ty seriozisht:a vjen me punu me mu me m’i majt datat e dasmave në mend?

Se unë po i harroj nga koncertet e angazhimet

Pa inate, me sportivitet.

Në fund të fundit, loja është lojë, jeta vazhdon.Labi”. 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, do të mbajë sot konferencë…