 
                    Labinot Bislimi – kandidati i AAK-së që në moshën 15-vjeçare la Francën për UÇK-n
Pak kush e di: në prill të vitit 1999, një 15-vjeçar nga Lyon (France), me emrin Labinot BISLIMI, sot kandidat për kryetar komune të Vitisë, mori rrugën drejt Shqipërisë për t’iu bashkuar UÇK-së.
Ai edhe gënjeu për moshën që ta pranonin në radhët e luftëtarëve dhe shpalli me guxim : “Ne erdhëm këtu për të vdekur.”
Ky rrëfim i jashtëzakonshëm u botua atëherë nga një prej gazetave më të mëdha dhe prestigjioze të Francës, Le Parisien, ku Labinoti shfaqej si simbol i brezit të ri që nuk e pranoi robërinë.
Në atë kohë, ai theksonte : “Ne erdhëm këtu për të vdekur, e dinim këtë. Nuk kemi frikë. Shokët e mi janë si vëllezër. Dua të shkoj në Kosovë, për të luftuar Millosheviqin. Ky vend është i yni, jo i atij të çmenduri. Dhe nëse dal gjallë, do ta ndërtoj jetën time dhe shpresoj te kthehem prap ne vendlindje.”
Sot, më shumë se dy dekada më vonë, ai është i njëjti Labinot, por tashmë i rritur, me një vizion të qartë për komunën e tij.
Nga një djalosh që mbante kallashnikov për lirinë e Kosovës, te kandidati për Kryetar të Vitisë që mban një program të plotë zhvillimi urban e social.
🔗 Lexoni artikullin origjinal të Le Parisien (1999): “On est venus ici pour mourir”


 
                        


 
                                         
                                         
                                         
                                         
                                         
                                        