Labinot Panxha meriton votën e elektoratit të AAK-së, thotë Demhasaj
05 qershor 2026
| 23:46
Analisti politik Arton Demhasaj ka vlerësuar lart angazhimin e kandidatit të AAK-së për deputet, Labinot Panxha, me numër 22, duke theksuar se ai ka qenë një nga asamblistët më aktivë në Kuvendin Komunal të Pejës.
Në një paraqitje në Kanal 10, Demhasaj tha se elektorati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës duhet ta mbështesë Panxhën për shkak të punës dhe kontributit të tij në përfaqësimin e qytetarëve.
“Labinot Panxha me numër 22 ka qenë tepër aktiv në Kuvendin Komunal të Pejës dhe mendoj se elektorati i AAK-së duhet t’i japë përkrahje”, ka deklaruar Demhasaj.
Ai ka theksuar se angazhimi i Panxhës në çështjet lokale dhe përkushtimi i tij në Kuvendin Komunal janë arsye të mjaftueshme që ai të marrë besimin e votuesve në zgjedhjet e ardhshme.



