Labinot Tahiri thotë se do të kandidojë sërish për deputet

24 dhjetor 2020 | 15:43

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri, ka bërë me dije se në zgjedhjet e ardhshme do të kandidojë sërish për deputet.

Tahiri përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka theksuar se do të kandidojë për deputet për të qenë njeri i qytetarëve dhe i Kuvendit të Kosovës.

Pavarësisht kësaj, Tahiri nuk ka treguar se me cilën parti do të garojë për deputet.

“Pra, në cilën do parti që të jam, (ku i kam ofertat) dijeni që jam vetëm si kontribuues i vendit deri në realizimin e spitalit për leukemi dhe shumë punë të tjera në të mirë të vendit”, ka shkruar Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Reprezentuesi i Kosovës, Bersant Celina është përfshirë në formacionin e…