Labinot Xhoxhaj mbron titullin e kamponit evropian në EBU

14 shkurt 2026 | 22:47

Boksieri kosovar Labinot Xhoxhaj e ka mbrojtur titullin e kamponit evropian në EBU.

Xhoxhaj e ka ‘rrahur’ suedezin Pezhman Seifkhani, në duelin e zhvilluar Lahr të Gjermanisë, duel që u transmetua drejtpërdrejt në RTK.

Boksieri ynë bëri paraqitje të mirë qysh nga rundi i parë, duke i dhënë disa goditje të fuqishme suedezit të cilin e nokautoj në rundin e katërt.

Kjo fitore i hap rrugën Xhoxhajt që të luftojë për titullin e kampionit të botës.

Boksieri ynë arrin fitoren e 22-të në boksin profesionist.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njëri ndër sponsorët kryesorë të KB Golden Eagle Ylli, Shaqir…