Laboratori hapësinor kinez, bie në tokë brenda pak ditësh

27 mars 2018 | 21:29

Një stacion hapësinor kinez, i dalë jashtë kontrollit, pritet të bjerë në tokë brenda disa ditësh. Ky është vlerësimi më i fundit i agjencisë hapësinore evropiane që po monitoron situatën.

ESA tha se stacioni hapësinor Tiangong 1, pritet të bjerë në tokë mes 30 marsit dhe 1 prillit, edhe pse ka paralajmëruar se situata është shumë e paparashikueshme.

Vetë zyrtarët kinezë kanë thënë se presin që laboratori hapësinor të rihyjë në atmosferë mes 31 marsit dhe 4 prillit, duke u djegur gjatë procesit. Edhe pse përbën një kërcënim minimal për njerëzit, rënia e stacionit kinez është një telash për programin hapësinor kinez. Stacioni 8.5 tonësh, doli nga kontrolli më 16 mars 2016 dhe autoritetet kineze nuk kanë dhënë asnjë arsye për këtë. Ekspertët ndërkohë nënvizojnë se rreziku i mundshëm për njerëzit është minimal.

Mundësia që mbetjet e stacionit të godasin njerëzit është më e vogël se një në një trilion. Sipas ekspertëve, stacioni pritet të digjet gjatë hyrjes në atmosferë ndërsa ndonjë pjesë e vogël mund të bjerë në det ndërkohë që është e vështirë të përcaktohet ezkaktësisht se ku do të bjerë stacioni

Tiangong 1 u lançua në hapësirë në shtator 2011. Bashkë me pasuesin e tij, Tiangong 2, ishte prototipi për objektivin final të kinës, një stacion hapsinor 20 tonësh që pritet të lançohet rreth vitit 2022.

Hera e fundit kur një stacion hapësinor ra në tokë ishte në 2001, kur stacioni hapësinor rus 135 tonësh, Mir, u fut në atmosferë por në mënyrë të kontrolluar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një javë pas publikimit të bashkëpunimit me Vig Poppan për…