Laçi: Me qetësi, zemër dhe profesionalizëm, drejt fitores ndaj Serbisë

02 qershor 2025 | 13:30

Në prag të përballjes mjaft të rëndësishme ndaj Serbisë, mesfushori i Kombëtares shqiptare, Qazim Laçi, ka folur me maturi dhe vendosmëri për sfidën që pritet të luhet në tokën shqiptare. Sipas tij, pavarësisht emrit apo perceptimeve në letër, Serbia nuk është një kundërshtar i paarritshëm dhe Shqipëria ka të gjitha mundësitë të dalë me sukses, sidomos falë faktit që luan në shtëpi dhe me mbështetjen e tifozëve kuqezi.

Laçi theksoi se ndeshja është e barabartë dhe se fati do të vendoset në fushën e lojës, aty ku duhet profesionalizëm dhe përqendrim.

“Emocionet nga jashtë nuk duhet të na ndikojnë. Ne duhet të jemi profesionistë në fushë dhe të përgatitemi mirë fizikisht e psikologjikisht për këtë sfidë,” u shpreh ai.

Ai i bëri edhe një thirrje tifozëve që të mbeten të përkushtuar dhe të mbështesin Kombëtaren pa incidente, duke kujtuar se gjithmonë kanë qenë një shtytje pozitive.

“Është një ndeshje e veçantë, por kam besim se tifozët tanë do të tregohen të matur dhe do të na japin zemër në stadium”, tha Laçi.

Duke komentuar për rëndësinë e takimit, Laçi pranoi se ndeshja ndaj Serbisë kërkon “zemër dhe shpirt”, por theksoi se Kombëtarja shqiptare nuk ka mungesë në këto vlera. Ai vlerësoi gjithashtu rëndësinë e përgatitjes për ndeshjen e dytë ndaj Letonisë, duke theksuar se çdo trepikësh është vendimtar në këtë fazë.

Në fund, Laçi tregoi se ka biseduar me kapitenin Elseid Hysaj për këtë përballje, duke përmendur se ky i fundit i ka udhëzuar të gjithë të mbeten të fokusuar dhe të japin maksimumin për të triumfuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është hedhur shorti për treshen e gjyqtarëve që do të…