Lagjet ‘Dardania’ dhe ‘Lakrishte’ mbesin pa ujë të pijes

14 janar 2021 | 12:03

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” sh.a., njofton konsumatorët se është dëmtuar gypi i ujitë me diametër fi 200 mm në afërsi të stacionit të vjetër të trenit, mbi lagjen “Lakrishte” në Prishtinë.

“Ekipet e mirëmbajtjes dhe operimit janë në vend ngjarje dhe po merren me sanim. Deri në përfundimin e sanimit pa ujë të pijshëm janë: pikat e larta të lagjes “ Dardania” në Prishtinë, lagjja “Lakrishte” rreth vend ndodhjes së dëmtimit të gypit, një pjesë e lagjes Arbëria që lidhet me lagjen Lakrishte dhe FSK-ja. Kërkojmë mirëkuptim derisa angazhimi i ekipeve teknike është i madh!”, është thënë në njoftimin e KRU “Prishtina”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka pranuar një donacion të rëndësishëm me…