Lahi Brahimaj e përshkruan udhëtimin e tij me komandant “Tigrin”

25 maj 2020 | 19:04

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe gjenerali i UÇK-së, Lahi Brahimaj, e ka përkujtuar njërin ndër komandantët më të shquar të UÇK­së,  për Zonën Operative të Dukagjinit, Fadil Nimani “Tigri”, në 19-vjetorin e rënies së tij.

Brahimaj e ka përshkruar njohjen e tij me  komandant “Tigrin”.

Postimi i plotë i Brahimajt në profilin e vet në “Facebook”.

Fadil Nimani – Tigri

Fadil të njoha qysh në fëmijëri,  në vitin ’96  erdhe në Jabllanicë dhe kërkove armë  për t’i dalë zot atdheut. Rrugëtimin e vazhduam bashkë deri në çlirim, por ti nuk u ndale duke luftuar me pushkë deri ditën e fundit të jetës tënde. Poashtu sot,  nderojmë Heronjtë e Kosovës, të rënë në njërën nga betejat ma të mëdha në Kodër të Kamenicave- Pejë

Muharrem Kelmendi

Fetah Selca

Ardian Kelmendi e Islam Berisha-Lami.

#LahiBrahimaj

(A.M /Epoka e re).

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia në një konferencë…