
Lahi Brahimaj: Fjala e pambajtur mbetet vetëm pabesi, asgjë më pak
14 gusht 2025
| 22:37
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Lahi Brahimaj ka thënë se është pabesi për vendin dhe të ardhmen e sigurt të shtetit çfarëdo ndihme për vazhdimin e sundimit të Kosovës nga Albin Kurti.
Postimi i deputetit Brahimaj:
Është pabesi për vendin dhe të ardhmen e sigurt të shtetit çfarëdo ndihme për vazhdimin e sundimit të Kosovës nga Albin Kurti.
Nga odat ku kemi shkuar fshat për fshat me premtime të sakta e deri në studio televizive moderne ku i jemi drejtuar opinionit publik, besa që kemi lidhur me qytetarët është ajo për mbrojtjen e Kosovës. Edhe nga armiqtë, edhe nga keqqeverisja sunduese.
Fjala e pambajtur mbetet vetëm pabesi, asgjë më pak.