
Lahi Brahimaj: Liria është e shenjtë, çlirimtarët janë krenaria jonë
07 gusht 2025
| 18:52
Deputeti i AAK, Lahi Brahimaj së bashku me gjeneralin Daut Haradinaj, kolonel Avdyl Mushkolajn morën pjesë sot në protestën masive kundër Gjykatës Speciale.
Brahimaj tha se sot u tha me zë të lartë se: Liria është e shenjtë, çlirimtarët janë krenaria jonë.
Postimi i plotë:
Në protestën masive, qytetarët u bashkuan në mbështetje të çlirimtarëve. Me zemëre , me zë të lartë e me dinjitet – u tha e vërteta: Liria është e shenjtë, çlirimtarët janë krenaria jonë.