
Lahi Brahimaj në varrimin e tre të rinjve: Dhimbja është e papërshkrueshme
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Lahi Brahimaj, ka marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të tre të rinjve të cilët kanë humbur jetën tragjikisht në Jabllanicë të Gjakovës.
Ai ka thënë se dhimbja për tre të rinjtë është e papërshkrueshme.
“Në këtë ditë zie e pikëllimi të thellë, bashkë me mijëra bashkëkombas nga të gjitha trojet tona, përcollëm në amshim tre engjëjt tanë – Vetonin, Idealin dhe Ramën. Dhimbja jonë është e papërshkrueshme, por sot u lehtësua nga respekti i treguar sot nga çdo pjesë e tokave shqiptare. Jabllanica e Dushkajës, sot qan bijtë e saj. Por në këtë ditë të zezë, solidariteti i treguar nga mbarë kombi ynë është dëshmi e forcës së pathyeshme të shpirtit tonë kombëtar. Kujtimi i Vetonit, Idealit dhe Ramës do të jetojë përjetësisht në zemrat tona”, ka shkruar Brahimaj në “Facebook”.