Lahu: Rama duhet të ishte në shërbim të qytetarëve, Prishtina ka probleme të kamotshme

24 maj 2024 | 19:30

Gresa Lahu, asambliste nga radhët e PDK-së në Prishtinë, ka thënë se nuk po anashkalojnë një plan të mirëfilltë për shfrytëzimin e pronës për banorët e lagjes “Kalabria” në Prishtinë.

E ftuar në emisionin “Ditari”, në Tëvë1, ajo u shpreh se kryetari Përparim Rama u ka premtuar që dy vite banorëve të kësaj lagjeje, për shfrytëzimin e tyre të pronës. Derisa shtoi se do të fillon me një organizim, një strukturim të mirëfilltë të koeficientit për banorët e kësaj lagjeje.

“Nuk është që ne po anashkalojmë apo nuk dëshirojmë të shtyjmë përpara një plan për lagjen ‘Kalabria’. Përpara është një plan i mirëfilltë zhvillimor për këtë lagje, ashtu që qytetarët e lagjes t`i kenë të drejtat e tyre në shfrytëzimin e tyre të pronës, që po presin tash e një dekadë. Problemet janë të kamotshme, faktikisht para dy viteve kryetari Rama u premton publikisht banorët e lagjes Kalabria, por edhe ne si përfaqësues të qytetarëve në Kuvend se do të fillojë me një organizim, një strukturim të mirëfilltë të koeficientit për banorët e lagjes”, deklaroi Lahu.

Ndryshe, ajo tha se Rama duhet të ishte në shërbim të qytetarëve, ngase sipas saj është në rregull që të lejohet shfrytëzimi i pronës private.

“Rama nuk i pati numrat, për shkak ai vendosi dje dhe ka tentuar me fut në rend të ditës, kjo ka bërë me I shty ato interesa ndoshta të tij, ose ndërtuesve të grupeve të interesit për të cilët ne nuk jemi aty, edhe kryetari Rama duhet të ishte në interes dhe në shërbim të qytetarëve të mirëqenies publike sepse ne jemi në rregull të ndërtohet, askush nuk është kundër lejimit të shfrytëzimit të pronës private të banorëve”, ka thënë Lahu.

Sot në seancën e sotme të komunës së Prishtinës, kryetari Rama ka thënë se janë të gatshëm që në një seancë tjetër ta fusin në rend dite planin për “Kalabrinë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dëshmitari Valdrin Dervishaj edhe në seancën e së premtes ka…