Lahuta shqiptare, zyrtarisht pjesë e UNESCO-s
09 dhjetor 2025
| 13:49
Instrumenti tradicional shqiptar, Lahuta është përfshirë zyrtarisht në listën e UNESCO-s si pjesë e trashëgimisë kulturore jomateriale që kërkon mbrojtje urgjente.
Lajmin e ka bërë publik kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përmes një postimi në “Facebook”.
“LAHUTA, PJESË E UNESCO-s – Lahuta është shpallur zyrtarisht pasuri e trashëgimisë kulturore jomateriale në listën e UNESCO-s, për mbrojtje urgjente”, ka shkruar Rama.



