Lajçak ka zhvilluar bisedë telefonike me Mustafën

15 maj 2020 | 12:46

Përfaqësuesi special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka zhvilluar sot një bisedë me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.

Në profilin e tij në “Twitter”, ai ka shkruar se me liderin e LDK-së janë pajtuar për rifillimin e dialogut që duhet të çojë në normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

“Faleminderit Isa Mustafa për një bisedë konstruktive për situatën aktuale politike, gjendjen me Covid-19 dhe pritjet për të ardhmen e Kosovës. U pajtuam për përparësinë e rifillimit të dialogut që duhet të çojë në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe përshpejtimin e përparimit në rrugën e tyre evropiane”, ka shkruar Lajçak në “Twitter”.

(M.K:Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës(AMMK) ka treguar se…