Lajçak në Kosovë, takohet me Hotin dhe Osmanin

16 qershor 2020 | 10:32

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti do të pres në takim Përfaqësuesin Special e BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak në ora 18:30 në ndërtesën e Qevrisë, njofton Zyra e Kryeministrit.

Takimi mes Kryeministrit Hoti dhe Përfaqësuesit të BE’së, Lajçak ishte paraparë të ndodhë në ora 10:30 por që ky takim është shtyrë për në orën 18:30.

Diplomati sllovak është nisur sot nga Zvicra dhe pritet të arrijë në Prishtinë gjatë pasditës, pasi ditën e djeshme nuk arriti të fluturojë për në Kosovë pas disa ndërlikimeve me udhëtimin e tij.

Lajçak do të zhvillojë takim edhe me kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmani në orën 17:45.

Ende nuk dihet nëse Lajcak do të ketë takim edhe me Presidentin e vendit, Hashim Thaçi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kërkuesit në Florida thonë se besojnë se kanë zbuluar se…