Lajçak për takimin e djeshëm në Bruksel: U pajtuam për propozime realiste rreth dinarit

20 mars 2024 | 13:58

Ndërmjetësuesi evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, në njoftimet e rregullta që bën në rrjete sociale për agjendën javore, ka përmendur të mërkurën edhe takimin në mes të Besnik Bislimit dhe Petar Petkoviqit në Bruksel.

Ai ka thënë se në takimin e djeshëm janë pajtuar për propozime realiste për dinarin serb.

“Kam ftuar dy kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, për të diskutuar rreth avancimit në implementimin e Marrëveshjes për Normalizim, e po ashtu edhe për çështje të tjera rreth dialogut, përfshirë edhe ndikimin e vendimit të fundit të Bankës Qendrore të Kosovës për paratë e gatshme. Ishte e rëndësishme të diskutonim disa fakte dhe u pajtuam që të vazhdojmë diskutimin për këtë çështje të hënën e ardhshme në Bruksel, bazuar në propozime konkrete dhe realiste që palët do t’i dërgojnë. Në të njëjtën kohë, takimi shpërfaqi nevojën që implementimi i marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit dhe mënyrën se si do të formalizohet ajo, të diskutohet në një takim të nivelit të lartë”,  ka shkruar Lajcaku në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK) ka reaguar lidhur me…