
Lajçaku dhe zyrtari i lartë spanjoll diskutojnë për për dialogun e Brukselit
04 korrik 2024
| 11:32
Emisari evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka folur për procesin e dialogut me Fernando Mariano Sampedro Marcos, sekretar spanjoll i shtetit për Bashkimin Evropian.
Ky diskutim siç ka bërë me dije Lajçaku është zhvilluar në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror në Madrid.
“Ne patëm një diskutim të gjerë dhe të dobishëm rreth Dialogut dhe çështjeve më të gjera të Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar Lajçaku në platformën “X”.