Lajçaku ia paska sjell Kurtit 15 modele të Asociacionit, nuk përmendi fare ‘vetëmenaxhimin e pakicës serbe’

10 mars 2023 | 10:57

Ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë – Serbi, Edita Tahiri, ka komentuar vizitën e të dërguarit të Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak në Prishtinë dhe deklaratat e tij në lidhje me këtë proces.

Ajo ka shkruar në “Facebook” se Lajçaku ia paska sjell Kurtit 15 modele të asociacionit, ndërsa siç thotë ajo, nuk përmendi fare ‘vetëmenaxhimin e pakicës serbe’.

“Të dyja bashkë përmbysin sovranitetin e Kosovës! Kurti nga ana e tij tash veç një fjalë po e përdorë ‘përkrahje’”, ka shkruar Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tenistja ukrainase, Marta Kostyuk refuzoi t’i jepte dorën kundërshtares së…