Lajçaku kërkon largimin e menjëhershëm të reciprocitetit ndaj Serbisë

31 maj 2020 | 13:18

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për bisedimet Kosovë-Serbi dhe Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak, ka reaguar ndaj vendimit të qeverisë Kurti që reciprocitetit ndaj Serbisë t’i shtohen edhe masa të reja.

Me këtë rast, Lajçaku ka thënë se është i zhgënjyer me vendimin e qeverisë së Kosovës, duke kërkuar që reciprociteti ndaj Serbisë të largohet menjëherë.

“I zhgënjyer për masat e reja të reciprocitetit, të vendosura nga qeveria në detyrë e Kosovës. Veprime të tilla të njëanshme e minojnë rifillimin e dialogut dhe duhet të largohen menjëherë. Siç është thënë vazhdimisht, ne presim që të dyja palët në dialog t’i zbatojnë dhe t’i respektojnë marrëveshjet e kaluara”, ka shkruar Lajçaku në llogarinë e vet në “Twitter”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aktori i njohur, John Cusack, është sulmuar nga policia e…