
Lajçaku merr mbështetje për dialogun nga shefat e misioneve të BE në Kosovë
01 qershor 2021
| 16:22
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka takuar të martën shefat e misioneve të BE-së në Kosovë, për t’i informuar nga afër për takimin e radhës që pritet të mbahet në Bruksel, në kuadër të dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Lajçaku ka shprehur falënderim për përkrahjen e tyre të fuqishme.
“Si praktikë standarde, para se të largohesha nga Kosova i njoftova shefat e misioneve të BE-së për takimin e radhës për dialogun dhe diskutimet që pata në dy ditët e fundit. Mirënjohës për përkrahjen e tyre të fuqishme”, ka shkruar Lajçaku në llogarinë e vet në “Twitter”.