Lajçaku nis vizitën zyrtare në Kosovë me një takim me Kurtin

01 mars 2021 | 11:26

I dërguari i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, vizitën e tij zyrtare treditore në Kosovë, pritet ta nisë me një takim me liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin.

Takimi në mes të Kurtit dhe Lajçakut pritet të zhvillohet pasdite, ndërsa dhe pas tij, pritet të ketë dhe adresim për medie.

Miroslav Lajçak është duke e nisur vizitën e tij zyrtare në kuadër të zhvillimeve të fundit politike, ndërsa lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka thënë se si qeveri në ardhje, nuk e kanë me shumë prioritet çështjen e negociatave me Beogradin zyrtar, raporton “KK”.

Veç tjerash, kjo vizitë e Miroslav Lajçak pason mes reagimesh të shumta që erdhën si pasojë e paraqitjes së tij në një intervistë me një hartë në të cilën shihej Kosova si pjesë e Serbisë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aktorja Adriana Matoshi, ka deklaruar se kanë vendosur që të…