Lajçaku pret bashkëpunim të ngushtë me ShBA-në për dialogun Kosovë-Serbi

16 qershor 2020 | 18:25

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak e ka cilësuar të frytshëm takimin me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Pas takimit, ai ka thënë se pret bashkëpunim të ngushtë me SHBA-në për dialogun Kosovë-Serbi.

“Shpresojmë që ky proces të vazhdojë dhe do të ketë takim së shpejti edhe në Bruksel. Ajo që di është se Bashkimi Evropian ka punuar afër me ShBA-të dhe gjithçka që është arritur në dialogu është rezultat i një bashkëpunimi shumë të ngushtë në mes BE-së dhe ShBA së dhe do të doja të vazhdojë ky komunikim i ngushtë me ShBA-të”, ka thënë Lajçak në një konferencë të përbashkët për medie me presidentin Hashim Thaçi.

Diplomati evropian ka paralajmëruar se gjatë vizitës disa ditore në Kosovë do të këtë edhe takime me zyrtarë të tjerë të Kosovës.  “Ne do të vazhdojmë komunikimin. Do të vazhdoj të takoj përfaqësuesit tjerë dhe do të vazhdoj vizitën time edhe në Serbi”, ka thënë Lajçak.

(M.K / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur të martën në…