
Lajçaku pritet në aeroport nga shefja e Zyrës së BE-së dhe komandanti i KFOR-it
Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, është ndihmuar nga shteti zviceran me një aeroplan ushtarak për të arritur në Prishtinë, pas bllokimit të rrugëve ajrore si pasojë e pandemisë me Covid-19.
Ai të martën ka zbarkuar në aeroportin e Prishtinës, ku është pritur nga shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, dhe shefi i KFOR-it, gjeneral Michele Risi.
“Përfaqësuesi special i BE-së për dialogun Beograd-Prishtinë, Mirosllav Lajçak u mirëprit me të ardhur në aeroportin ushtarak të Prishtinës nga shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, ambasadorja Nataliya Apostolova dhe nga komandanti i misionit të NATO-s/KFOR-it, gjeneral Major Michele Risi”, ka njoftuar Zyra e NATO-s në Prishtinë.
Nga NATO-ja kanë thënë se e mbështesin dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian (BE).
“NATO-ja vazhdon ta mbështesë dialogun e lehtësuar nga BE-ja midis Beogradit dhe Prishtinës”, ka njoftuar NATO.