
Lajçaku takon Hysenin e Gjuriqin
23 korrik 2020
| 11:27
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka takuar sot në Bruksel koordinatorët e Kosovës dhe Serbisë për dialogun, Skender Hysenin dhe Marko Gjuriqin.
Këtë e ka konfirmuar vet Lajçak në llogarinë e tij zyrtare në “Twitter”.
“Sot, ne i vazhdojmë diskutimet tona politike në nivel ekspertësh. I kënaqur që pres negociatorët e të dyja palëve, Skender Hysenin dhe Marko Gjuriqin këtë mëngjes”, ka shkruar ai.
Hyseni dhe Gjuriqi do të trajtojnë gjatë ditës çështjet për të cilat ishte biseduar në takimin e nivelit të lartë Kosovë -Serbi, që u mbajt javën e shkuar nën ndërmjetësimin e BE-së, ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
(M.K / Epoka e re)