Lajçaku takon presidenten e Kryqit të Kuq: Zgjidhja e fatit të personave të zhdukur, çështje urgjente humanitare

12 nëntor 2024 | 12:02

Emisari i posaçëm i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar me presidenten e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, Mirjana Spoljaric.

Përmes platformës “X”, Lajçaku ka thënë se gjatë takimit me Spoljaric, ka theksuar se zgjidhja e fatit të personave të zhdukur është një çështje e rëndësishme dhe urgjente humanitare.

Njëherit, ata kanë diskutuar për “përpjekjet e BE-së në dialog në mbështetje të punës së Kryqit të Kuq në rajon”.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përplasja mes Xheneta Fetahut dhe Xuxit ka vazhduar edhe pas…