
Lajçaku: Të enjten, bisedime për pretendimet financiare
16 shtator 2020
| 17:38
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, tha se kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, kanë rënë dakord që negociatorët e tyre të vazhdojnë me zgjidhjen e çështjeve të pretendimeve të ndërsjella financiare dhe të rregullimeve për komunitetet joshumicë.
“Të dyja temat janë shumë komplekse. Kjo është arsyeja përse ne do t’i diskutojmë pretendimet financiare nesër dhe rregullimet për komunitetin joshumicë në ditët e ardhshme”, ka shkruar Lajçak në “Twitter”.
Të enjten në Bruksel do të zhvillohet një rreth i ri i bisedimeve midis Kosovës dhe Serbisë, në nivel të ekspertëve.