
Lajçaku viziton edhe Beogradin
02 qershor 2021
| 11:22
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë (BE) në Prishtinë ka njoftuar se emisari për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka përmbyllur vizitën në Prishtinë dhe gjatë kësaj jave do të udhëtojë për në Beograd.
Gjatë qëndrimit në Prishtinë, Lajçaku është takuar me udhëheqësit e Kosovës për të bërë përgatitjet për takimin e parë të nivelit të lartë të dialogut Beograd-Prishtinë.
Gjithashtu, Lajçaku është takuar edhe me përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare të cilët punojnë në Kosovë.
Më vonë gjatë kësaj jave, ai do ta vizitojë Beogradin për të vazhduar përgatitjet për takimin e nivelit të lartë, i cili pritet të mbahet gjatë këtij muaji (qershor).