Lajçi: Lëvizja studentore u shndërrua në një lëvizje të fuqishme popullore kundër okupimit serb

01 tetor 2025 | 10:40

Sot bëhen 28 vjet nga protesta e Lëvizjes Studentore e vitit 1997.

Driton Lajçi, njëri nga liderët e Lëvizjes Studentore e ka kujtuar këtë përvjetor.

Ai ka shkruar në “Facebook” se Lëvizja studentore (1997-1999) nisi me kërkesën për lirimin e objekteve universitare dhe u shndërrua në një lëvizje të fuqishme popullore kundër okupimit serb, duke sensibilizuar opinionin ndërkombëtar, mbështetur UÇK-në dhe ndikuar në procesin e statusit politik të Kosovës.

Postimi i plotë i tij:

Këshilli Organizativ i Unionit të Pavarur të Studentëve dhe Universitetit të Prishtinës udhëhoqi protestat studentore dhe gjithëpopullore në vitet 1997–1998.
(1, 29, 30 Tetor 1997 dhe 2, 9, 13, 18 Mars & 30 Prill 1998)
Lëvizja studentore (1997–1999) nisi me kërkesën për lirimin e objekteve universitare dhe u shndërrua në një lëvizje të fuqishme popullore kundër okupimit serb, duke sensibilizuar opinionin ndërkombëtar, mbështetur UÇK-në dhe ndikuar në procesin e statusit politik të Kosovës.
Jam krenar që i përkas brezit që me guxim kontriboj për liri.
Urime 1 Tetori 1997 dhe nderim brezit të studentëve të lirisë.
Urime dita e studentëve të Kosovës!

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar 28-vjetorin e protestave…